Cisterna nga rrodhi gazi në Porto Romano, nuk e ka pasur një certifikatë për t’u përdorur për këtë qëllim. Lajmin e jep Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, ku përmes një njoftimi thotë se cisternës nuk i janë bërë kontrollet e duhura dhe se ka mungesë dokumentacioni, madje nuk ka as certifikatë miratimi për transportin e mallrave të rrezikshëm. Situata mund të përsëritet përderisa nuk ka një njoftim zyrtar, as nga kompania se cilat janë masa që po merr për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e një tjetër incidenti.
Njoftimi i Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial:
Mbi avarinë e ndodhur më dt. 26.10.2022 në subjektin Gaspoëer Al sha me Nipt L21409504T e vëndndodhje: në instalimin e depozitave të GLN-s (Gaz i lëngezuar i naftës) Durrës, Lagjja 15, Rruga “Velipoja”, Porto Romano, Ish Ndërrmarja Kimike.
Rreth ores 11:30 është konstatuar rrjedhje GLN-je nga valvula e sigurimit të cisternës së GLN-s të automjetit me targë DR4093C e parkuar në territorin e subjektit Gaspoëer Al sha.
Sipas punonjësit Artan Tafhasaj avaria është konstatuar rreth orës 11:30 , është dëgjuar një zhurmë si dhe rrjedhje GLN-je nga valvula e sigurimit të cisternës së automjetit me targë DR4093C.
Operatorët e subjektit kanë vepruar menjëherë duke e mbajtur nën kontroll rrjedhjen e GLN-s si dhe kanë vepruar me ujë nëpërmjet sistemit të hidranteve, është vazhduar me mbajtjen nën kontroll të rrjedhjes së GLN-s si dhe uljen e presionit duke hequr nëpërmjet pompës së impiantit GLN-s dhe dërgimin në rezervaret staticionar të GLN-s.
Për izolimin e plotë e rrjedhjës së GLN-s u përdor një reduksion i filetuar në njërën anë të së cilit u instalua një saraçineskë.
Ky reduksion u montua në tronketën dalëse të valvulës së sigurimit me filetim.
Në lidhje me dokumentacionin tekniko-ligjore të çisternës së GLN-s të automjetit rezultojnë këto mangësi:
1 – Certifikatë konformiteti e cisternës e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar.
2 – Certifikatë e miratimit për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshëm e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar (ADR).
3 – Certifikatë për transportin e mallrave të rrezikshëm e cila lëshohet nga Drejtoria e Transportit Rrugore.
4 – Policë për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësisnë ndaj palëve të treta.
5 – Certifikatë e kalibrimit të sasisë të cisternës së GLN-s.