Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Mbi 20 milionë njësi të shitura, lamtumirë makinës legjendare

15:33 / October 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fiesta1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elektrifikimi i makinave do të ndryshojë industrinë e automobilëve. Edhe markat e mëdha do t’i nënshtrohen epokës së re që na pret të gjithëve, sidomos pas vitit 2030. Dhe një nga makinat e para që do të zhduket do të jetë e famshmja Ford Fiesta.

Ford ka konfirmuar se do t’i japë fund prodhimit të atij që është padyshim modeli i tij më legjendar: Fiesta. Presidenti i Ford Europe, Martin Sander, zyrtarizoi lajmin se Ford Fiesta do të mbyllë një histori suksesi në vitin 2023.

Ford Fiesta, që nuk do të prodhohet as si makinë elektrike në të ardhmen, filloi prodhimin 46 vjet më parë (1976) dhe ka krijuar shtatë gjenerata modelesh.

“Ne do të prezantojmë tre makina të reja elektrike dhe katër makina komerciale në Evropë deri në vitin 2024. Qëllimi është të shesim më shumë se 600 000 makina elektrike në kontinent në vitin 2026 dhe të prodhojmë 1,2 milionë njësi në Këln në gjashtë vitet e ardhshme”, shpjegoi Sander.

Këto tre modele do të jenë të gjitha të tipit SUV. I pari do të arrijë në 2023 dhe do të montohet në Këln, “qendra nervore” e gjeneratës së re të Fordit elektrik për Evropën. Bëhet fjalë për një “crossover” të përmasave të mesme që do të pasohet një vit më vonë nga një “crossover” sportiv.

Gjithashtu, në vitin 2024 do të mbërrijë gjenerata e re e Ford Puma.

Ford Europe Martin Sander
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026

Urdhri i Trump/ Apple ndjek hapat e Google, ndryshon në Maps emrin e Liqenit Ontario

16:19 / September 2, 2026

iPhone 18 mund të kushtojë 100 dollarë më shumë/ Rritja e memories shtyn çmimet lart

19:21 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.