Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

”Burrat vdesin më shpejt se gratë”, pastori Akil Pano: Shkak vetmia

09:58 / October 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Akil Pano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pastori Akil Pano thotë se gruaja ka një rol shumë të rëndësishëm në shtëpi, por dhe jashtë saj. Nga ana tjetër, për të burri grumbullon emocionet e tij dhe është më lehtësisht i prekshëm nga vetmia, por edhe vdesin më shpejt.

ldo: Gruaja preket dhe qan për një x gjë, ndërsa ti prekesh dhe hesht.

Akil Pano: Burri nuk mund të qajë, por burri..

Aldo: Edhe qan burri për atë punë.

Akil Pano: Kjo akumulohet së brendshmi. Shih se çfarë ndodh. Në optikën time, unë shikoj që burrat vuajnë më shumë vetminë, për nga natyra, se sa gratë.

Megi Latifi: E vërtetë është kjo.

Aldo: Ndoshta edhe e kërkojnë shumë, edhe e kërkojnë ndonjëherë.

Akil Pano: Ndoshta. Në optikën time, veçanërisht burrat në Shqipëri, pas komunizmit, nga viti ’91 e këtej, janë persona që kanë dhënë gjithçka për të mbajtur familjen, në dimensionin e betejave të mëdha në emigracion, punës, dy punë, tre punë, përkujdesit për t’u kthyer dhe për të mbajtur familjen, janë detyra të ndara. Natyrisht gruaja nuk mund të mbajë këto lloj peshash, por mban pesha të tjera specifike që ndoshta mund të jenë ngarkesa shumë më të mëdha brenda familjes. Në optikën time unë shikoj që burrat vdesin më shpejt se sa gratë.

Aldo: Duhet të shohim statistikat në fakt, ndoshta, unë me ty jam në parim, por duhet parë.

Akil Pano: Kjo vjen si rrjedhojë e vetmisë, kjo vjen si rrjedhojë e stresit të akumuluar, kjo vjen si rrjedhojë e nevojave të cilat burrat nuk i shprehin ose i ndajnë me ndonjë shok kur janë duke pirë ndonjë kafe, ndonjë shok të ngushtë.

Aldo: Te gota e rakisë thonë gratë i vunë përpara burrat për atë punë, ia mori shpirtin kuçedra.

Akil Pano: Të mos tingëlloj shumë maskilist sot në mëngjes, unë do të thoja që natyrisht, nëse do të ishte e mundur që të ndërtohej një lapidar mirënjohjeje brenda çdo familjeje, ky lapidar mirnëjohjeje dhe vlerësimi i takon gruas, në mënyrën më të padiskutuar.

akil pano
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.