Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Europol: Goditet mafia shqiptare, mbi 60 të arrestuar në 4 shtete

17:02 / April 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Europoli1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Europol njofton se ka arrestuar 64 persona, të dyshuar si anëtarë të mafies shqiptare, me veprimtari në shtetet europiane Belgjikë, Francë, Holandë dhe Itali.

Në njoftim thuhet se mbi 60 vetë u arrestuan mes 3 dhe 5 prillit dhe në operacion u përfshinë mbi 600 agjentë të organizatës policore europiane. Të arrestuarit dyshohen për një sërë veprash penale, të tilla si prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, trafik i qenieve njerëzore, prostitucion dhe pastrim parash.

lg.php?bannerid=869&campaignid=8&zoneid=426&loc=https%3A%2F%2Fbalkanweb.com%2Feuropol goditet mafia shqiptare mbi 60 te arrestuar ne 4 shtete%2F&referer=https%3A%2F%2Fbalkanweb

Ky operacion u ndërmor për të goditur veprimtarinë mafioze të shumë shqiptarëve, që kishin lidhje me njëri-tjetrin dhe që jetonin në Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Britani të Madhe.

Të dyshuarit besohet se kanë menaxhuar të paktën një duzinë plantacionesh të kanabisit të shpërndarë në të gjithë Belgjikën dhe në veri të Francës. Disa nga të dyshuarit besohet se janë përfshirë në trafik të qenieve njerëzore në shtetin francez.

Nga të arrestuarit, 55 vetë u vunë në pranga në Belgjikë, 7 në Holandë, 2 në Francë. Operacioni u krye me bashkëpunimin e Policisë Federale Belge, Xhandarmërinë Kombëtare franceze, Policinë Holandeze dhe Drejtorinë Italiane Investigative Antimafia si dhe Policinë Britanike Metropolitane.

Europol mbështeti hetimin që nga fillimi duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit. Në ditën e veprimit, gjashtë ekspertë të Europolit u vendosën në vend në Belgjikë, Francë dhe Holandë për të lejuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale. Gjatë aksionit janë bërë një sërë sekuestrimesh të aseteve kriminale.

Krimi i organizuar shqiptar vazhdon të mbetet një shqetësim për vendet në Evropë, një kërcënim që Europolpo e merr shumë seriozisht.


europol2


belgjike France
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.