Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestojnë burrin, prokuroria mban 2 celularë dhe 1810 euro: Humbën në gjykatë 

22:33 / October 28, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
313879A2 3876 4260 85DB 2CBDE2FAE14F
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni “Stop” ishte këtë të premte në Tiranë, ku një zonjë tregoi se bashkëshorti i saj në momentin që është arrestuar i janë sekuestruar makina, 2 celularë dhe 1810 euro. Urdhri për kthimin e sendeve të tij ka dalë që në Maj 2021, por ka marrë vetëm makinën dhe i kanë ngelur celularët dhe shuma e Eurove.

“Ndodhi një aksident, burri është dënuar dhe po vuan dënimin e tij. Sendet kanë më shumë se një vit që janë sekuestruar. Është dhënë vendimi për t’u rimarrë. Makinën e mora ndërsa paratë dhe dy telefonat nuk m’i kanë dhënë akoma. Kam shkuar unë, avokati im dhe nuk i kthejnë asnjë lloj përgjigje. Nuk e kuptoj arsyen se pse duhet t’i mbajnë akoma duke e ditur se gjykata ka dhënë vendimin e prerë për t’i marrë”, u shpreh denoncuesja.

Zonja iu drejtua Prokurorisë së Elbasanit, ku nisën procedurat për kthimin e sendeve të bashkëshortit të saj.

Denoncuesja: Mirë! Për të marrë numrin e llogarisë së bankës doja unë, pasi makinën e kam marrë dhe kam dhe dy telefonat dhe shumën e parave, e kam vendimin këtu me vete.

Prokurori Mustafa Turku: Lekët i ke te Prokuroria e Përgjithshme. Do kalosh te financa sipër! O Titi! (opgj) T’ia jap unë këtë, që më dhe ti?

OPGJ Petrit Caku: E gjeta te dosja e Gjykatës, ia kam çuar me foto Linditës. Do hipësh te kati i katërt te Zyra e Financës. Lindita është një grua, te dera e parë dhe thuaj për ato lekët, që janë te Intesa San Paolo!

Financa: Janë depozituar në një llogari të veçantë, që ka hapur Prokuroria e Përgjithshme. Do ju bëj një shkresë, do i vë kartën tënde të identitetit. Prokuroria e Përgjithshme do të japë një çek dhe ta tërheqësh! Do të vë numrin e telefonit tënd, që të marrin në telefon! Eurot i arkëton Prokuroria e Përgjithshme, do të thërrasin ata, nuk e di si do veprojnë, por mori rrugë, por për sa kohë nuk të them dot, nuk besoj se vonohen, s’para vonohen.

Pasi merr paratë dhe kërkon edhe dy celularët, zonjën e përcjellin duke i thënë, se ka mbaruar punë e të mos i shqetësojë më.

OPGJ Petrit Caku: Kurse ato dy telefonat janë te dosja e Gjykatës dhe duhet të tërhiqen në Gjykatë!

Denoncuesja: Domethënë të shkoj atje dhe m’i japin ata?

OPGJ Petrit Caku: Do të njoftohesh!

Prokurori: Janë te dosja e Gjykatës ato?

OPGJ Petrit Caku: Po pra, se i kërkuam këtu te Ana, nuk ishin. Ngaqë kanë qenë celularë të vegjël, kanë ngelur në zarf bashkë me aktin e ekspertimit.

Prokurori: Telefonat do kërkohen, se do të jenë të Gjykata, do të njoftoj unë.

Denoncuesja: Po! Në rregull!

Prokurori: Dakord! Mos m’i bie më telefonit, se mbarove punë! Hajt mirupafshim!

Mesa duket telefonat kanë humbur në gjykatë.

“Jam shumë e lumtur që mora lekët e mia. Telefonat tha kur t’i gjejmë në gjykatë, diçka e tillë, do ju telefonojmë. Se kur do telefonojnë nuk e di”, u shpreh denoncuesja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Mbyti të atin me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

10:34 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.