Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Studentë dhe aktivistë kundër idesë së Ramës, ka marrë “peng” diplomat

12:13 / October 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pedagoget
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bllokimi i diplomave të studentëve të mjekësisë për të mos lejuar përdorimin e tyre si pasaporta për emigrimin jashtë vendit ishte idea më e re e shprehur nga Rama, por e kundërshtuar nga aktivistët. “Diploma e mjekut nuk mund të ta japim sapo të mbarosh shkollën. Do shkosh njëherë tia kthesh popullit tënd e pastaj shko ku të duash”,-ishte deklarata e Ramës.

“Vendi duhet të shndërrohet një platformë për thithjen e atyre që ikin, jo një platformë për burgosjen e atyre që duan të ikin. Mbajtja e diplomës për tre vite është absurd, diçka që prish kontratën mes studentit dhe universitetit për tu certifikuar. Ne nuk mund ta dënojmë një të ri që përfundon studimet për mjekësi e punon për një pagë 500 mijë lekë për 3 vite, ndërkohë në vendet e bashkimit europian do të mund të marr 5-fishin dhe të zhvillojë veten”,-shprehet Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare.

Diploma pritet të mos u jepet për 3 vite edhe studentëve ekselentë të regjistruar në çfarëdo fakulteti apo të rinjve me mesatare mbi 8.5 që kanë zgjedhur degët prioritare të cilët pranojnë të marrin nga shteti çdo muaj një bursë në vlerën e pagës minimale.

“Diploma është diçka që na përket neve sepse kemi punuar për të. E kam të drejtën të shkoj jashtë për sa kohë shteti nuk më ofron ndonjë gjë të madhe që të qëndroj këtu”,-thotë një studente.

Një student i kushton shtetit shqiptar përafërsisht 100 euro në muaj, teksa një pjesë të shumës e paguan vetë ai. Ndërsa një student ekselent me politikën e re arsimore e ka koston rreth 2500 euro në vit, por a është e mjaftueshme kjo shumë parash për ta detyruar në këmbim të gjejë punë në sektorin shtetëror shqiptar? Dhe në rast mos-punësimi deri në 6 vite, sipas udhëzimit mund të tërheq diplomën dhe konsiderohet se i ka përmbushur detyrimet. /TCH/

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nuk largohem nga detyra”/ Rama për median greke/ Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov

10:07 / October 27, 2026

“Ndryshe nga Serbia, protesta këtu tallava”/ Minxhozi: Askush nuk identifikohet dhe të thotë çfarë kërkesash ka

20:59 / October 26, 2026

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Jam i hapur për dialog me studentët dhe mësuesit

20:19 / October 26, 2026

Dita e 14-të e protestës, vetëm një grup protestuesish te kryeministria

19:14 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.