Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Heqja e bajameve dhe mishit të huaj, çfarë duhet të dini

22:27 / November 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bajamet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bajamet (tonsilet) dhe mishi i huaj (adenoidet) janë zona të indeve limfatike në pjesën e pasme të fytit. Bajamet ndodhen në të dyja anët e fytit, në pjesën e pasme të gojës dhe duken qartë. Adenoidet nuk janë të dukshme, pasi gjenden lart në fyt pas hundës.

Këto struktura ndihmojnë fëmijën që të krijojë imunitet dhe të luftojë infeksionin. Duket se rriten gjatë fëmijërisë dhe pastaj tkurren rreth moshës katër vjeç. Deri në kohën kur fëmija të arrijë moshën e rritur, adenoidet e tij/saj do të jenë zhdukur pothuajse tërësisht. Kjo, sepse nuk janë më të nevojshme, pasi trupi do të ketë mekanizma të tjerë mbrojtës për të luftuar kundër infeksionit.

Pse duhet të hiqen bajamet? Cilat janë përfitimet?

Në shumë fëmijë, bajamet infektohen në mënyrë të përsëritur me baktere dhe viruse, të cilat mund t’i bëjnë ato të fryhen dhe të dhembin. Heqja e bajameve dhe adenoideve do t’i zgjidhë këto probleme.

Fëmija mund të ketë bajamet dhe adenoidet më të mëdha se mesatarja, duke i bllokuar atij pjesërisht rrugët e frymëmarrjes. Kështu, frymëmarrja përmes hundës mund të vështirësohet duke bërë që fëmija të marrë frymë përmes gojës dhe të gërhasë kur fle. Kjo mund të çojë në një gjendje të quajtur, apnea e gjumit, ku fëmija ndalon frymëmarrjen për disa sekonda dhe pastaj fillon sërish të marrë frymë, gjë që mund të shqetësojë rëndë gjumin e tij.

Bajamet heqja mishi i huaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.