Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të mërkure në Korçë.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M. K., i cili u gjet në anë të rrugës së fshatit Dërsnik.
Nga këqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
