Kryeministri i Kosovës, Albinb Kurti ka reaguar në lidhje me rastin e Pejës, ku një e moshuar u dhunua nga punonjëset e azilit ku qëndronte.
Kurti e quan atë çka ndodhi të tmerrshme, ndërsa njofton se institucionet janë angazhuar për rastin.
Reagimi i plotë:
Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.
Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare.
