Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sot dita e madhe, Gjykata e Apelit jep vulën për ”pronarin” e PD-së. Berisha apo grupi Alibeajt?

08:07 / November 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alibeaj dhe Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot do të vendoset se kush është me të vërtetë kryetari i PD-së? Sali Berisha apo grupi i Enkelejd Alibeajt! Sot 3 nëntor, Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankimimin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, kundër vendimit të Shkallës së Parë të Gjykatës së Tiranës që njihte Kuvendin Kombëtar të mbajtur nga Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit të PD-së. Trupa gjykuese do përbëhet nga gjyqtarët: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.

Një ndër vendimet e rëndësishme të Kuvendit të 18 dhjetorit, ishte përjashtimi nga partia e personave që janë “non-grata” nga SHBA-të duke synuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Berishën. Gjyqtarja Blerina Muça pranoi në 18 mars të 2022 kërkesën e bërë nga Gazmend Bardhi për njohjen e ndryshimeve në statutin e PD të miratuara në 17 korrik 2021, vendim i cili u ankimua më pas nga vetë Bardhi që kërkoi bashkëngjitjen e ndryshimeve të vendosura nga Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha më 18 dhjetor.

Ndryshimet statutore të Kuvendit të Sali Berishës u regjistruan nga gjyqtari Agron Zhukri i cili më 25 mars i kaloi PD-së Berishës. Në Gjykatë është edhe ankimi i Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të Zhukrit për regjistrimin e statutit të Berishës. Gjykata sqaroi më parë se çdo pasqyrim në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës do të pritet sqarimi i çështjes në Apel, e cila do të ishte një vendim i formës së prerë që do vendosë për fatin e Partisë Demokratike.

Pasi u njoh me argumentet e plota të gjyqtarit Agron Zhukri, që më 25 mars i dorëzoi Partinë Demokratike Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit, në cilësinë e nënkryetarit të selisë blu, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës më 11 dhjetor. Në ankimin, Alibeaj kërkon prishjen e këtij vendimi, duke e rikthyer çështjen për gjykim nga një tjetër trupë gjykuese ose pushimin e saj.

Enkelejd Alibeaj gjykata apelit Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.