Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shpallet në kërkim ndërtuesi i pallatit 28-katësh në Golem, do të shembet sërish

20:32 / April 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gol 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Instituti i Ndërtimit ka hartuar një relacion ku rekomandon prishjen e pallatit 28-katësh në vijën e parë të plazhit në Shkëmbin e Kavajës, në Durrës. Sipas raportit, konstatohet se ky objekt ka probleme të shumta duke rrezikuar shembjen, ndërkohë që edhe leja e ndërtimit është shkelur. Si pasojë e këtij relacioni, drejtori i Institutit të Ndërtimit, inxhiner Agron Hysenlliu është kërcënuar nga pronari i pallatit, zoti Enver Shala, i cili është shpallur në kërkim policor.

Në fakt, historia e këtij pallati, i cili është me banorë, ka qenë e mbushur me probleme. Rreth dy vite më parë, konstruksionet metalike të 3 kateve të fundit shtesë që po u ndërtonin u shembën duke rrezikuar jetën e punëtorëve, por edhe të banorëve. Po në vitin 2017, Enver Shala u ndalua nga Policia e Durrësit dhe u hetua në gjendje të lirë për shkatërrim të pronës nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Të njëjtit sipërmarrës i është prishur edhe një tjetër objekt, siç ishte kompleksi Kamelia në Durrës, në vitin 2013. Ai po ashtu është ndërtuesi i një tjetër pallati gati 30-katësh në afërsi të Portit të Durrësit, ku 8 kate shtesë janë pa leje. Disa herë janë ndërmarrë iniciativa nga autoritetet lokale dhe qendrore për të ndërhyrë në shtesat e kateve që ka bërë ky sipërmarrës në objektet e ndërtuara prej tij, por në asnjë rast nuk është vepruar.

Ndërkohë, kësaj radhe procedurat për prishjen e pallatit të famshëm të ndërtuar buzë plazhit në Shkëmbin e Kavajës po avancojnë./tch

prishet shpallet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.