Referuar një studimi të fundit nga ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar me 409.000 njerëz ka një sërë arsyesh pse gjumi i keq dhe glaukoma janë të lidhura.
Pak gjumë, përgjumja gjatë ditës dhe gërhitja mund të jenë të lidhura me një shans më të lartë për glaukomë, shkak kryesor i verbërisë. Studimi thotë se kjo mund të prekë 112 milionë njerëz në mbarë botën në 20 vitet e ardhshme.
Okulistja Klajda Bardhi, thotë se për trupin e njeriut mjaftojnë 8 orë gjumë në ditë dhe çfarë është tepër ose në mungesë shkakton probleme të tensionit arterial dhe probleme që lidhen edhe me shikim.
“Nëse fle natën mjaftueshëm, nuk është e këshillueshme të flenë me orë të gjata gjatë ditës. Limitetet janë brenda normales, deri në 8 orë në ditë. Nëse ke fjetur 4 orë, të duhen dhe 3-4 orë për ta kompensuar”, tha okulistja.
