Kryetari i PD-së, Sali Berisha, këtë të premte nga selia blu, tha se propozimi i Enkelejd Alibeajt, që PD-ja të dalë me kandidatë përmes një procesi miks, nuk është i gabuar, por nuk zëvendëson dot votën. Po ashtu Berisha nënvizoi se është pro sondazheve që janë të kushtueshme, por që nuk barazohen dot me procesin e votimit.
“Nuk kam asnjë kundërshti për sondazhet por janë dy gjëra; sondazhet nuk zëvendësojnë votimet, po të ishte kështu, nuk shpenzoheshin qindra miliarda euro për zgjehdje por caktoheshin me sondazhe. E dyta, të marrësh përsipër të sondosh përtë gjithë kandidatët në mbarë vendin duhet të bësh gati 1 milion euro, që ne nuk i kemi. Edhe sikur ti kishim, nuk barazohet vota me sondazhin.
Do të mirëprisja shumë kërkesën që ejani të shohim si të bëjmë votën më transparente, më të sigurtë dhe më të lirë, por unë e kam kollaj të them, polleve nuk u besoj, por ama, ka polle të zakonshme por pollet dixhitale, nëse bëhen me teknika të sakta provohen më të saktat. Megjithatë në asnjë rrethanë, vota nuk zëvendësohet. Të themi, që ejani ti bëjmë një modifikim, meqë statusi thotë atë që duhet ta pëlqejë çdo votues i PD”.
