Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mes meje e Berishës nuk futet më njeri në mes”, rrëfehet Erla Mëhilli: Ramën e kisha frikë ta intervistoja

19:35 / November 4, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 errla 1667583393
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tanimë Erla Mëhillin e shohim në ekran me ‘Erla Now’. Së fundmi ajo është bërë virale kur gjatë programit të saj live, analisti Andi Bushati i ngre zërin.

Gjatë programit “Abc e Pasdites”, ajo tregoi: “Reagova paqësisht se e kam mik Bushatin, nuk ia mora për ters siç do të ndodhte me dikë tjetër po të ma kishte bërë. Përveçse e kam mik e di dhe natyrën por e kuptova natyrën e tij sepse ai e ka shumë merak se në momentin që ai po thotë një argument nuk do që ta ndërpresësh”.

Nëse je në bisedë me Erlën nuk mund të rrish pa e pyetur për Sali Berishën. Njëjtë e pyeti edhe Ermali, si pjesë e ekranit sa ndikon njohja që ajo ka me të për ta pasur në programin e saj.

“Në marrëdhënien time me doktorin nuk mund të më hyj askush në mes sepse kam qenë 12 vjet zëdhënësja e Sali Berishës. Dhe sigurisht që kur vjen puna për të zgjedhur Sali Berisha do më zgjedhë mua përpara se këdo tjetër”.

Ndërkohë që për bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama, Linda Ramën ajo tha se është shumë inteligjente dhe ka një ndikim shumë të madh tek ai dhe këtë e ka vërtetuar pas një takimi që kanë pasur së fundmi.

“Mbas shumë vitesh që e kam ritakuar, më saktë vjet në një drekë krejt të rastësishme mbante mend me detaje çdo gjë nga ajo kohë dhe herën e fundit kur ishim parë. Nga vitit 2012 në një aktivitet që ka qenë për 100 vjetorin e Shqipëri deri vjet kanë kaluar gjithë ato vite dhe më kishte ndjekur, më ka bërë shumë përshtypje. Realisht kur thotë kryeministri që është ana e saj më e mirë, besoj që ka, duhet të ketë një ndikim shumë të madh të ai. Mbas këtij takimi të fundit besoj Linda ka një influencë të madhe tek ai”.

A ka qenë në siklet kur ka intervistuar kryeministrin Rama?

“Unë e kam intervistuar dy herë. Vjet e kisha shumë këtë frikë, por u soll në mënyrë shumë korrekte përveçse nja dy batutave që atij i shkojnë. Fakti që unë ka punuar me një kryeministër nuk e kam kompleks kur takoj ambasador, ministra apo kryeministra”.

A i çon bashkëshorti i saj, Kelti mesazhe teksa ajo është në transmetim live. Erla pohoi se është një këshilltar i mirë, nuk e ndjek gjithmonë, por kur e ndjek i çon mesazhe te natyrës “shpërndarje pak debatin, ditën e djeshme duke qenë se u mora me kullat me tha ‘mos u merr me emra konkret’.”

Erla Mëhilli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.