Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Këto janë pesë sëmundjet gjenetike më të përhapura në Shqipëri

21:11 / April 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FEMIJET ME AUTIZEM frame 822 1100x620
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sëmundjet gjenetike janë të shumta, por 5 janë më të përhapurat në popullsinë shqiptare.

Shefi i qendrës së diagnostikës molekulare, Grigor Zoraqi, tregon për A2 se talasemia, shurdhësia, fibroza cistike, distrofia muskulare dhe sindroma down janë sëmundjet e lindura dhe më të shpeshta tek shqiptarët.

E njohur ndryshe si anemia mesdhetare, talasemia është me e përhapur në zonat bregdetare, në Lushnje dhe në Fier, ku 1 në 5 banorë është mbartës i talasemisë.

“Lëvizja e popullatës ka bërë që edhe në Tiranë përqindja të jetë e lartë, edhe pse jo në atë nivel”, thotë Zoraqi.

Edhe pse në shumicën e rasteve shurdhësia i faturohet temperaturës së lartë tek fëmija, 80% e tyre e kanë sëmundje të lindur. Madje në vendin tonë 10% e shqiptarëve janë mbartës të shurdhësisë. Shefi kërkimeve gjenetike propozon programe parandaluese përmes testeve te detyrueshme.

“Kryesorja e mjekësisë sot është ajo parandaluese, në mënyrë që mos të lindin fëmijë me këto sëmundje. Në javën e 16 të shtatzënisë merret lëngu amiotik dhe analizohet për pranin e këtyre sëmundjeve”, vijon Zoraqi.

Por dhe fibroza cistike, sëmundja që shkakton mosfunksionimin e organeve, distrofia muskulare që dëmton muskujt si dhe sëmundja kromozomike e sindromës down, janë të përhapura në popullsinë shqiptare.

Referuar studimeve të fundit, rreth 300 fëmijë lindin çdo vit me këto sëmundje gjenetike. Ndërkohë ministria e shëndetësisë ka vendosur që analizat e ADN-së për sëmundjet me të shpeshta gjenetike t’i bëjë falas për nënat shtatzëne.

sëmundjet gjenetike Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.