Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Financim për kurset e sigurisë kibernetike. Kush përfiton nga vendimi i qeverisë?

11:10 / November 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cyber security 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka kthyer vëmendjen ndaj mbështetjes së degëve kompjuterike përmes programeve të formimit profesional. Udhëzimi i Ministrisë së Financave, i cili tashmë ka hyrë në fuqi, thekson se do të përfitojë mbështetje financiare për këtë vit fusha e “Programimit, ku përfshihen: kodimi, programimi kompjuterik, zhvillimi i aplikacioneve, robotika, elektronika, shkenca e të dhënave, siguria kibernetike, inteligjenca artificiale, testimi i software-ve, dizajni i softëare-ve, dizajni i faqeve ëeb, dizajni i përvojës së përdoruesit, dizajni i ndërfaqes së përdoruesit, mësimi makinerik/automatik, realiteti i shtuar, realiteti virtual ose algoritmet kompjuterike apo fusha të ngjashme të tjera.

Nga ky program, pjesëmarrësit punëkërkues të papunë të regjistruar, financohen në masën 100%, por në asnjë rast më të lartë se 300 mijë lekë të kostos së kursit të formimit profesional. Çdo pjesëmarrës punëkërkues financohet në vlerën 50% të kostos së kursit të formimit profesional, por në asnjë rast më të lartë se 150 mijë lekë.

Për personat me aftësi të kufizuara, institucionit privat të formimit profesional i financohen elementet e përshtatjes së arsyeshme, për sa i përket programeve të veçanta të trajnimit, kurrikulës së përshtatur në përputhje me shkallën dhe llojin e aftësisë së kufizuar, përgatitjen e instruktorëve për të ofruar trajnim të posaçëm për këtë kategori, deri në shumën 200 mijë lekë pas dorëzimit të kërkesës nga ana e tij.

Programi synon kualifikimin dhe rikualifikimin e punëkërkuesve dhe punëkërkuesve të papunë me qëllim përgatitjen dhe integrimin e shpejtë në tregun e punës. Aplikimet për fonde bëhen nga institucionet e formimit profesional publike apo private përmes e-albania, të cilët duhet të plotësojnë edhe disa kritere të caktuara, siç është aktiviteti jo më pak se tre vjecar, të mos ketë detyrime tatimore të pashlyera, të mos jetë në process falimenti, etj.

sigurisë kibernetike tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Kompensimi për arsimin nga DIVA: Tatimet drejt përfundimit të verifikimit për 2 mijë aplikimet e fundit

15:55 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.