Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Delegacioni shqiptar në Washington për zgjedhjet e 8 Nëntorit, Gjiknuri: Urojmë që SHBA të dalë më e fortë

17:07 / November 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hlm
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtarët e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së ndodhen në Washington DC në kuadër të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 8 Nëntorit. Delegacioni i cili përbëhet nga Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj dhe Fatmir Mediu u pritën nga  ndihmës Zv.Sekretari i Shtetit Douglas Jones dhe koordinatorja speciale për monitorimin e zgjedhjeve për OSBE-në, Margareta Cederfelt.

Në një postim në rrjete sociale, numri dy i socialistëve shkruan se këto zgjedhje në SHBA zhvillohen në një mjedis të polarizuar politik për shkak të efektit të inflacionit dhe pasojave të tjera që kanë ardhur pas zhvillimeve ndërkombëtare siç është lufta në Ukrainë.

“Kënaqësi të jem në Washington DC në kuadër të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 8 Nentorit. Bashkë me Ermonelën dhe Fatmirin, në cilësinë e anëtarëve të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së morëm pjesë në një takim informues nga ndihmës Zv.Sekretari I Shtetit Douglas Jones dhe koordinatorja speciale për monitorimin e zgjedhjeve për OSBE-në Margareta Cederfelt.

Këto zgjedhje në SHBA zhvillohen në një mjedis të polarizuar politik për shkak të efektit të inflacionit dhe pasojave të tjera që kanë ardhur pas zhvillimeve ndërkombëtare siç është lufta në Ukrainë; ato kombëtare, kryesisht ekonomia,  çmimet, dhuna, migracioni, ngrohja globale etj. Pritet të jetë një betejë e fortë për kontrollin e Dhomës së Përfaqësimit dhe Senatit Amerikan”, nënvizon Gjiknuri.

Sekretari I Përgjithshëm i PS deklaron se rezultati i zgjedhjeve pritet të ketë një ndikim të madh dhe në planin ndërkombëtar pasi një ndryshim i mundshëm i mazhorancës së Kongresit do të ndikojë në politikat e administratës Biden.

“Pavarësisht rezultatit, të gjithë urojnë që SHBA të dalë më e fortë për të luajtur rolin e liderit global të botës demokratike e cila kërcënohet çdo ditë e më shumë nga tendencat autokratike në shumë vende të globit”, shprehet Gjiknuri.

8 Nëntori Gjiknuri SHBA Washington
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.