Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Besnik Dushaj shpall kandidaturën në “Primare” për Tropojën

20:18 / November 5, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kkk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Besnik Dushaj ka shpallur kandidaturën për “Primaret” e PD-së për Bashkinë e Tropojës.

Lajmin Dushaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku është shprehur se ka dhënë prova që mund të arrijë një fitore të madhe në garën për Bashkinë e Tropojës.

Kujtojmë që pak më herët për këtë bashki ka paraqitur kandidaturën dhe Mimoza Hajdarmataj.

Deklarata e plotë:

Të dashur demokratë të Tropojës,

Koha e përballjes me sektin e rilindjes po afron dhe me një ndjenjë detyrimi e përgjegjësie për qindra e mijëra demokratë të Tropojës, të cilët më kanë mbeshtetur gjithë këto vite dhe që aktualisht janë nën sulme e presione të vazhdueshme nga klika kriminale e rilindjes dhe bashkëpunëtorëve të saj, vendosa të shpall kandidaturën time në primaret e organizuara nga PDSH si kandidat për kryetar të Bashkisë Tropojë.

Unë kam dy qëllime:

1-Fitoren e padiskutueshme, duke fituar jo vetëm në çdo Njësi Administrative siç bëmë së bashku në zgjedhjet e vitit 2015, por fitoren e Partisë Demokratike në të 40 qendrat e votimit që mbulojnë të gjithë Tropojën, siç dhe ndodhi në zgjedhjet e para një viti. Ne kemi dhënë provat si fitimtarë dhe ju siguroj që do ia dalim përsëri edhe më bindshëm.

2-Rikthimin e institucionit të Bashkisë në shërbim të qytetarëve të ndershëm të Tropojës dhe vazhdimin e punëve madhështore që realizuam së bashku në periudhën 2015-2019.

Ne, së bashku me një administratë të shkëlqyer, realizuam punë të jashtëzakonshme për Tropojën, e cila pësoi ndryshime thelbësore në të gjitha fushat. Ne përmirësuam ndjeshëm infrastrukturën rrugore, arsimore, sportive dhe turistike, si dhe ndërhymë në ndërtimin e shumë ujësjellësve që me menaxhimin e duhur mundësuan furnizimin me ujë 24 h për pjesën më të madhe të popullsisë së Tropojës. Së bashku, ne mundësuam hapjen e shumë rrugëve të reja, që aq shumë i vlejnë sot Malësisë sonë, rikonstruktuam shumë të tjera dhe lamë shumë projekte të gatshme për realizim. Ne ndërhymë me ndërtimin ose rikonstruksionin e shumë sistemeve vaditëse, që lehtësuan tej mase punën në fushën e bujqësisë. Ne i dhamë një fytyrë komplet tjetër qytetit të Bajram Currit, me mirëmbajtje dhe pastrime, me rikualifikime urbane të lagjeve të ndryshme, me ndërtimin e shëtitores dhe unazës së qytetit që aq shumë e reklamojnë sot rilindasit e semaforëve. Ne u shërbyem njerëzve në nevojë dhe ndërtuam një administratë që u shërbente të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, të cilën e shkatërroi rilindasi i emëruar. Krahasoni shërbimet që marrin nga bashkia sot qytetarët e Tropojës me ato të administratës së djathtë 2015-2019. Gjithçka është kthyer përmbys, vetem lajka, presione, hajni, arrogancë dhe propagandë boshe. Bashkia është momentalisht shumë larg të qënurit një institucion që u shërben qytetarëve. Ne punuam në kushte shumë të vështira kur sapo kishte marrë pushtetin qeveria e rilindjes, e cila kishte një mllef dhe urrejtje shumë të madhe për Tropojën dhe tropojanët, e megjithatë ia dolëm ta shndërrojmë Bashkinë e Tropojës në shtëpinë e përbashkët të çdo qytetari, që ofronte zgjidhje çdo ditë dhe çdo orë për hallet e tyre. Me ndihmën tuaj, të demokratëve dhe qytetarëve të ndershëm të Tropojës, ne do ua rikthejmë përsëri Ju bashkinë, duke larguar të keqen, hajdutërinë, arrogancën dhe paaftësinë që ka kapluar sot këtë institucion. Dhe shumë shpejt, me bashkimin e çdo demokrati anë e mbanë Shqipërisë dhe nën drejtimin e burrit të madh të kombit, Prof. Dr. Sali Berisha, do ia dalim të çlirojmë edhe Shqipërinë nga kthetrat e këtij sekti antikombëtar.

Të dashur demokratë, sulmet kundrejt meje të rilindasve të emëruar pa vota në bashki dhe presionet e tyre ndaj jush për të ndërhyrë në zgjedhjet e organizuara nga Partia Demokratike, janë shfaqja e frikës së tyre në humbjen e sigurt që i pret, dhe prandaj unë kërkoj votbesimin tuaj, për të ekzekutuar politikisht një herë e përgjithmonë sektin rilindas në Tropojë dhe për të rikthyer edhe një herë punën dhe dinjitetin në intitucionin e Bashkisë Tropojë.

Ne do i japim fund propagandës boshe dhe hajdutërisë që ka mbërthyer e marrë peng Tropojën këto 4 vite të errëta.

Demokratë, unë ju njoh personalisht pothuajse të gjithëve. Së bashku kemi bërë një rrugëtim të gjatë, me sfida të panumërta dhe gjithmonë ia kemi dal të jemi fitimtarë, sepse besojmë tek të njëjtat vlera: puna e ndershme, fjala e mbajtur, dinjiteti njerëzor. Forca ime është mbështetja Juaj e pakushtëzuar ndaj meje, sepse Ju e dini që dera ime ka qënë dhe do jetë gjithmonë e hapur për ju, duke vlerësuar në maksimum kontributin e gjithësecilit. Unë kam qënë dhe do të jem përherë njëri prej jush. Së bashku, ne jemi të pathyeshëm!

Duke ju falenderuar përzemërsisht për gjithçka keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Partinë Demokratike, ju ftoj të bëheni pjesë e proçesit historik të Primareve, që vendos në epiqendër votën tuaj dhe të vazhdojmë së bashku rrugëtimin drejt fitores.

Besnik Dushaj PD prime tropoje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.