Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

OKB-ja thirrje Twitter-it: Respektoni të drejtat e njeriut

09:14 / November 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
twitter
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

OKB-ja i kërkon pronarit të ri të Twitter-it, miliarderit ekscentrik Elon Musk, të respektojë të drejtat e njeriut. Nga këndvështrimi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, avokatit austriak Volker Türk, fakti që Elon Musk pushoi menjëherë pas blerjes të gjithë ekipin e të drejtave të njeriut të shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter “nuk është një fillim inkurajues”. Avokati austriak i dërgoi një letër të hapur multimiliarderit, e cila u publikua në Twitter, ku shkruan se është “i shqetësuar për hapësirën tonë publike digjitale dhe rolin e Twitter-it në të”.

Ashtu si të gjitha kompanitë Twitter-i duhet të jetë i vetëdijshëm për dëmin që mund të shkaktohet në platformën digjitale dhe të ndërmarrë veprimet e duhura. “Respektimi i të drejtave tona të përbashkëta të njeriut duhet të jetë udhëzues për përdorimin dhe zhvillimin e platformës”, theksoi komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut. “Me pak fjalë, ju bëj thirrje që të siguroni që të drejtat e njeriut të jenë me rëndësi vendimtare kritike për menaxhimin e Twitter nën udhëheqjen tuaj.”

Postimet me gjuhë urrejtjeje në Twitter në rritje

Që kur Musk bleu Twitter-in në portalin e mesazheve të shkurtra janë shtuar postimet që përmbajnë gjuhë urrejtjeje. Klientë të ndryshëm që bëjnë reklama në Twitter kanë filluar tashmë të largohen.

Musk e bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë

Volkswagen dhe gjigandi i prodhimeve ushqimore General Mills i ndërprenë reklamat e tyre në platformën e mediave sociale Twitter. Shërbimi i mesazheve të shkurtra Twitter i gjeneronte së fundmi më shumë se 90 për qind të të ardhurave të tij nga reklamat. Miliarderi Musk e bleu portalin e mesazheve të shkurtra për 44 miliardë dollarë dhe u bë zyrtarisht pronar i tij disa ditë më parë.

okb Twitter
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.