Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gruaja e radikalit: Automatikun e vinte te koka. Na rrihte prej 12 vitesh. Djali: Babi mbante thika

13:42 / November 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjergj Laci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gruaja e 52-vjeçarit Gjergj Laçi, thotë se prej 12 vitesh dhunohej nga i shoqi, i cili tashmë është arrestuar pasi prej 6 vitesh atë dhe fëmijët i ka mbajtur të ngujuar në banesë, si edhe ushtronte dhunë tek ta.

“Kjo shtetase ka kallëzuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar prej 12 vitesh dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyre të vazhdueshme dhe të përsëritur ndaj saj dhe fëmijëve të mitur, dhe se fundmi i ka mbajtur te gjithë të mbyllur në shtëpi, duke i kërcënuar të mos dilnin jashtë. Dhunën fizike bashkëshorti i saj e ka ushtruar në prani të fëmijëve, duke u krijuar shumë stres dhe frikë. Ata qëndronin gjithë ditën të mbyllur në shtëpi, pasi babai i tyre nuk i lejonte të dalin jashtë, gruan nuk e lejonte që të dilte as deri tek oborri i shtëpisë private”, thuhet në dosje.

Po ashtu mësohet edhe se djali është shprehur se babai i tyre mbante edhe thika me vete. Familja jetonte në kushte të vështira ekonomike, pasi asnjë prej tyre nuk punonte, ndërsa banesa nuk kishte energji elektrike për shkak të mospagimit të saj. Gruaja thotë se 52-vjeçari paraqiste rrezikshmëri të lartë, pasi para disa vitesh e kishte parë teksa fshihte në një gropë në oborr lëndë eksplozive dhe municione.

52-vjeçari rezulton të jetë me precedentë penale, pasi ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje, në vitin 2013 krim për të cilin kishte bërë dy vite burg. Po ashtu thuhet se ai mbante një automatik te koka e krevatit të tij.

Gjergj Laçi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ambasadorja e BE në Tiranë takim me Ballën në Kryesinë e Kuvendit 

12:05 / October 28, 2026

Dhuna në Francë, gjobë deri në 10 mijë euro/ Senati miraton projektligjin kundër vandalizmit

11:27 / October 28, 2026

Legalizimi i banesës, si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton deri në 100% ulje

11:21 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.