Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Zhvillohet testi i parë për gjakun laboratorik

18:45 / November 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studiuesit britanikë po zhvillojnë testin e parë klinik për gjakun laboratorik. Sasi të vogla të tij, të barabrta me disa lugë, po injektohen te njerëzit për të parë se si do të funksionojnë në trup.

Pjesa më e madhe e transfuzioneve të gjakut do të bazohet gjithnjë tek njerëzit që përveshin mëngën për të dhuruar. Por synimi është prodhimi i grupeve të rralla të gjakut që janë të vështira për t’u siguruar.

Ky gjak është jetik për njerëzit që varen nga transfuzionet e rregullta për shkak të smëundjeve si anemia e qelizave drapër. Nëse gjaku nuk përputhet, trupi e refuzon dhe trajtimi dështon.

Gjithçka nis me gjysmë litri gjak, prej të cilit merren qeliza staminale, të afta për të prodhuar rruaza të kuqe gjaku. Më pas bëhet shtimi i këtyre qelizave që arrin rreth gjysmë milionë dhe kthimi i tyre në 50 miliardë rruaza të kuqe gjaku.

Dy vullnetarët e parë i janë bashkuar testit, që synon të përfshijë të paktën 10 prej tyre. Aatyre do iu injektohen 5-10 ml, me 4 muaj diferencë, gjaku normal dhe gjak laboratorik. Gjaku përmban një substancë radioaktive që lejon shkencëtarët të shohin se sa do të qëndrojë në organizëm.

Shpresa e tyre është që gjaku laboratorik është më i fuqishëm se i zakonshmi.

Qelizat e kuqe të gjakut zgjasin rreth 120 ditë përpara se të zëvendësohen. Një dhurim rutinë gjaku përfshin qeliza të reja dhe të vjetra, ndërsa gjaku laboratorik përmban qeliza të reja që duhet të plotësojnë ciklin 120-ditor. Kjo mund të sjellë pakësim në sasi dhe shpeshtësi të dhurimeve.

Nga ana tjetër, kostot financiare janë të larta. Dhurimi i zakonshëm i kushton Shërbimit Shëndetësor britanik 130 Paundë, ndërsa rritja e gjakut laboratorik është më i shtrenjtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.