Ndriçimi i tepërt gjatë natës luhat mirëfunksionimin e zemrës.
Sipas rezultateve të një studimi të realizuar mbi 11 000 persona dhe i publikuar në European Heart Journal, ekspozimi i tepërt ndaj dritës në orët e natës ndikon te struktura dhe funksionimi i zemrës.
Personat e vëzhguar janë ndarë në dy grupe, me ritme normale biologjike pa asnjë burim ndriçimi artificial gjatë natës, dhe një tjetër me ndriçim deri në tre lux, që ështe unitet që mat sasinë e ndriçimit.
Rezultoi se personat e grupit të dytë shënonin ndryshime në strukturën e zemrës, që zakonisht dallohen tek persona që kanë kaluar nje stres kronik ose plagë në zemër.
Po ashtu analizat kanë treguar edhe shenja të reduktimit të kapacitetit të zemrës gjatë tkurrjes së rrahjes, që ështe indikator i një disfunksioni të parakohshëm.
Sipas autorëve është mjaft e rëndësishme të kuptohet që ndotja nga ndriçimi ështe mjaft e dëmshme për shëndetin e zemrës dhe jo vetëm, pasi duhen respektuar ciklet natyrale biologjike.
Autorët këshillojne që gjatë orëve të natës, jo vetëm ata që vuajnë nga zemra si insufiçenzë kardiake, aritmi etj, por të gjithë duhet që në orët e gjumit të flenë në errësirë totale, pasi ështe shumë më e rëndësishme sesa mund të mendohet.
