Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Vetëm 66 % e shqiptarëve e përdorin internetin

23:28 / January 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Interneti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) shprehet se Shqipëria ka numrin më të ulët të përdoruesve të internetit në raport me popullsinë ndër vendet e tjera të Ballkanin me vetëm 66% të popullsisë që e përdorin internetin. Vitin e kaluar në Bosnjë 81 për qind e popullsisë ishin përdorues të internetit, në Kosovë 80 % e popullsisë përdoren internetin, në Maqedoni 76 %, në Serbi 72% dhe në Malin e Zi 70%.

Studimi i RCC-së evidentoi se, Shqipëria nuk ka strategji të plotë në sigurinë kibernetike, megjithatë dokumenti për sigurinë kibernetike 1025-2017 e zëvendëson mungesën e saj.

Në strukturat e policisë së Shtetit dhe në prokurorinë e përgjithshme  funksionojnë njësi të posaçme për krimin kibernetik. Sipas vlerësimit të BE-se në kapitujt 10 dhe 24 Shqipëria është pak e përgatitur në sigurinë e informacioneve, ndërsa ka pasur përparime përsa i përket planit të veprimit për axhendën digjitale dhe shërbimeve qeveritare elektronike.

Pjesa më e madhe e krimeve kibernetike lidhen me mashtrimin, hakimin dhe përndjekjen në internet dhe ndërhyrjet në të dhëna. Në rreth 70 për qind të rasteve përhapja e mesazheve ekstremiste ka ndodhur përmes komunikimit të drejtpërdrejte, ndërsa vetëm 30 % nëpërmjet internetit.

Mediat sociale nuk janë ende kanali më i rëndësishëm i përhapjes së përmbajtjes ekstremiste në Shqipëri. Përdorimi i internetit në popullsinë e gjere është një nga treguesit e thellësisë së inovacionit dhe aftësive. Sipas të dhënave të RCC rreth 43 për qind e popullsisë së Ballkanit është shqetësuar për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe 42 për qind e tyre janë të shqetësuar për sigurinë e pagesave të bëra në internet, karshi 18 për qind e popullsisë që nuk ka përjetuar të tilla shqetësime

Interneti RCC Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla: Shqipëria është nën sulm digjital, në protestë është përfshirë edhe regjimi iranian

11:14 / June 30, 2026

Shqipëria përshpejton dixhitalizimin e pagesave/Një ekonomi pa përdorimin e parasë fizike: a jemi gati?”

09:43 / June 27, 2026

“’Sfida’ mes Italisë dhe Turqisë për Tiranën”/ Analiza e medias italiane: Në samitin e NATO-s, Shqipëria do ulet mes “dy kokave” të Perëndimit dhe Lindjes

22:39 / June 26, 2026

“Shqipëria po mbyll kapitujt e negociatave”, Marta Kos optimiste për zgjerimin e BE-së: Po ecën më shpejt se kurrë

21:41 / June 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.