Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bashkimi Europian ‘zhduket’ nga pasaporta britanike

09:33 / April 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pasaportat britanike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasaportat e reja britanike nuk do të kenë më fjalët “Bashkimi Europian”, pavarësisht vonesave të Brexit.

Këto pasaporta kanë hyrë në fuqi më 30 mars, dita kur Mbretëria e Bashkuar mendohej se do të linte BE-në, por disa njerëz do vijojnë të mbajnë versionin e vjetër, derisa të skadojnë.

BBC shkruan se një poseduese e pasaportës së re thotë se “është tmerruar” kur ka parë ndryshimin. Pasaportat blu të errëta, që i ngjanin dizajnit britanik para BE pritet të lëshohen në fund të vitit. Susan Hindle Barone, e cila mori të premtne pasaportën e re tha për Press Association se mendonte se dizajni nuk do të ndryshonte për sa kohë Britania është anëtare e BE-së.

“U habita, ne jemi akoma anëtarë të BE. U befasova që kanë bërë ndryshimin kur ne ende nuk jemi tërhequr, dhe është një shenje e prekshme e diçkaje për të cilën besoj se është krejtësisht e kotë”, shkruan ajo. “Çfarë fitojmë duke u larguar? Sigurisht që kemi një humbje të madhe”, vijon Susan.

Ndryshimi në dizajnin e pasaportave britanike ka mbledhur një grup mbështetësisht të kryesuar nga ish lideri i UKIP, Nigel Farage të cilët e përshkruajnë vendimin e 2017 për të sjellë sërish dizajnin blu të errët të quajtur “Brexmas”.

Vendimi për të hequr fjalët “Bashkimi Europian” u bë në pritje të largimit të Britanisë nga BE që do të bëhej në fund të marsit, dhe ishte i planifikuar.

Një zëdhënës i Home Office tha se “për të përdorur stoqet e mbetura dhe për të arritur vlerën më të mirë ndaj tatimpaguesit”, pasaportat që përfshijnë fjalët “Bashkimi Evropian” do të vazhdojnë të lëshohen për “një periudhë të shkurtër”.

“Nuk do të ketë ndryshim për qytetarët britanikë nëse përdorin pasaportën që përfshin fjalët Bashkimi Europian, apo atë që nuk e përfshin. Të dyja dizajnet do të jenë njësoj të vlefshme për udhëtim”, vijoi ajo.

Bashkimi europian pasaporta britanike zhduket\
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.