Merrni shërbimin, mos paguani asgj që nesër mund t’u kthehet në vepër penale. Ne do të luftojmë korrupsionin. Kështu është shprehur zv. Kryeministri Erion Braçe gjatë prezantimit të Artan Lames, si drejtori i ri i Kadastrës.
Braçe premtoi se do ta ndjekë personalisht jo vetëm mbarëvajtjen e këtij institucioni por të gjithë koordinimin me institucionet e tjera.
“Ky proces nuk do të ketë sukses nëse nuk do të ketë bashkëpunim me gjithë aktorët. Bëj një apel, besoj që duhet ta kenë në vëmendje, bashkitë kanë marrë atribute të qenësishme, edhe për legalizimin dhe certifikimin e titujve të pronësisë, janë bashkitë që duhet të cojnë procesin përpara, të jenë të interesuara që procesi të përfundojë sa më parë të jetë e mundur. Dua të bëj apel edhe për agjencitë e tjera, apel edhe banorëve, kërkoni shërbim, mos paguani asgjë që nesër mund tu kthehet në të kundërt, vepër penale edhe për nëpunësit edhe për ata që mendon se mund ta blejë shërbimin mes parave, do ta luftojmë korrupsionin”- tha ai.
Lexo edhe: Ligji i ri i Kadastrës/ Vjen amnistia 1-mujore. Ja çfarë falet
Sipas zv.kryeministrit, është bërë punë e mirë me legalizimet, por ende ka shumë punë për tu bërë. Ai ka qenë mjaft i prerë në apelin e tij për krerët e agjencive ligjzbatuese, bashkitë por edhe për qytetarët e interesuar në marrjen e shërbimeve sa i takon legalizimit apo certifikimit të titujve të pronësisë.
“Certifikimi i pronave është prioritet i qeverisë. Kemi bërë një punë shumë të mirë me legalizimet. Është një betejë që do vazhdojë për të përfunduar procesin e legalizimi të objekteve të paligjshme kudo që ndodhen, në periferi apo zona të populluara dhe ajo përvojë duhet të shërbejë për të çuar para proceset që kemi nisur”, u shpreh Braçe.
Ndërsa drejtori i ri i Kadastrës, Artan Lame theksoi se do të bëhet reformë thelbësore në meritokraci. Sipas tij, “thembra e Akilit” për Shqipërinë mbetet regjistrimi i pronës.
Lexo edhe: Artan Lame emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Kadastrës