Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Forcat italiane në veri të Kosovës, Borrell: Po përforcohet dhe EULEX

11:29 / November 9, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
borell
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Forca ndërkombëtare shtesë po dërgohen në veri të Kosovës për të garantuar sundimin e ligjit. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell tha se trupa të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë, pjesë e karabinierëve italianë, kanë zbarkuar dhe do ta mbështesin përkohësisht EULEX-in.

“Në këto kohëra të tensionuara në Kosovë, misioni i BE-së për sundimin e ligjit EULEX përmbush detyrën që ka për të garantuar stabilitet: Forca Europiane e Xhandarmërisë, pjesë e Karabinierëve, mbërriti atje ne qëllim të përforcojë përkohësisht Njësinë Policore të EULEX-it. Ky mision do të vazhdojë të mbështesë një mjedis të sigurt”.

Kryesisht në pikën kufitare të Jarinjës është shtuar numri i pjesëtarëve të EULEX-it, pas tërheqjes së “Listës Serbe” nga të gjitha institucionet e Kosovës. Në Jarinjë janë dislokuar më së shumti policë nga kontingjenti polak, të cilët janë duke e ndjekur situatën nga afër.

Mes kësaj pike dhe Mitrovicës së Veriut, në rrugën kryesore janë stacionuar ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR. Disa orë më herët, edhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, gjatë një konferencë për media, tërhoqi vëmendjen për një përshkallëzim të mundshëm të situatës pas bojkotit të institucioneve të Kosovës nga serbët.

Josep Borell
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.