A duhet të legalizohet prostitucioni në Shqipëri? Ky është një debat që po zhvillohet vitet e fundit në vend dhe kundërshtitë kanë qenë të shumta. Por prostitucioni ka qenë i legalizuar më shumë se një shekull më parë me një ligj të veçantë, që quhej “Rregullorja e kurvënies”.
Gazeta “Tema” ka publikuar ligjin e miratura nga qeveria Ypi, ku parashikohej se ato duhet të regjistroheshin në regjistrin e veçantë të policisë. Ajo që bie në sy është se femrat që ushtronin prostitucion cilësoheshin “kurvë”, dhe madje në regjistër thuhej se shënohej dhe “data e fillimit të marrjes me këtë profesion”.
Ligji:
“Çdo kurvë duhet të regjistrohet në regjistrin e veçantë të policisë.
Ky regjistër përmban emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes së kurvës, dëshminë, datën e fillimit të marrjes me këtë profesion si edhe vendbanimin.
Në këtë regjistër duhet të shënohet çdo ndryshim në jetën e “kurvënies”, çdo sëmundje, çdo shtrim në spital dhe çdo dënim që ka marrë si edhe nëse heq dorë nga profesioni në një datë të caktuar.
Çdo kurvë duhet t’i nënshtrohet vizitës”.

