Ka mjaftuar një status i Princit Leka II që legalistët e Vorës të kërkojnë ndryshimin e formës së regjimit të qeverisjes, nga republikë parlamentare në Monarki Demokratike. “Partia Lëvizja e Legalitetit dega Vorë i uron Gëzuar Vitin e Ri familjes Mbretërore të Shqipërisë! Gëzuar dhe Rroftë NMT Leka Zogu II Mbret i Shqiptarve! Ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri 68 % të popullit shqiptar të cilët janë pro Monarkisë Demokratike! Ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri edhe 32% të shqiptarve të cilët kan votuar kundër Monarkisë Demokratike! Me vendosjen e formës së regjimit të Monarkisë-Demokratike-Europiane-Perendimore, do të fitojnë gjithë shqiptarët e ndershëm. Pas vendosjes së “Monarkisë-Demokratike-Europiane-Perendimore”, të rrezikuar dhe të humbur do mbetën vetëm “bandat e krimit të organizuar dhe korrupsioni”, thuhet në postimin e mbështetësve të monarkisë Vorë. Ndërsa në postimin e Princit Leka thuhet: “Të dashur miq, ju uroj të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri 2019! Sa më shumë fat, mbarësi dhe prosperitet në familjet tuaja. Uroj që viti që është në prag të na sjellë zhvillime pozitive dhe stabilitet në tërësi, dhe të gjithë bashkë të kontribojmë në begatinë e Kombin tonë. Për shumë vjet Gëzuar”!
Postime te ngjashme
Add A Comment