Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

22:58 / April 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pacolli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Biznesmeni Behgjet Pacolli, i ftuar këtë mbrëmje më 13 prill në emisionin Opinion, u pyet sërish për ndërtimet në Aeroportin e Vlorës.

Pacolli deklaroi se nuk ka nënshkruar asnjë kontratë, por se ka pasur dijeni për to.

“Nuk kam qenë i përfshirë në nënshkrimin e kontratave. Nuk kam nënshkruar. Kam qenë person i informuar. Projektin e Aeroportit të Vlorës e kam pasur me shumë dëshirë. Doja të bëja diçka të bukur në Vlorë. Këtë eksperiencë nuk e kam përjetuar asnjëherë më parë. Një projekt i tillë u trajtua pa asnjë respekt, pa asnjë dëshirë që të ketë sukses projekti”, tha Pacolli.

I pyetur nëse është në dijeni të akuzave të SPAK, Pacolli u shpreh se asgjë nuk është e vërtetë. Ai tha se kompania e tij ka ndërtuar shumë aeroporte dhe kurrë nuk ka pasur probleme.

Pacolli tha se e disponon dokumentacionin e plotë për ndërtimin.

Blendi Fevziu: A jeni në dijeni të akuzave të SPAK?

Bhgjet Pacolli: Nuk jam në dijeni. Unë kam ndërtuar disa aeroporte nëpër botë.

Blendi Fevziu: Pse SPAK pretendon se mungojnë dokumentet?

Behgjet Pacolli: Nuk mungojnë dokumentet. Ne e kemi kopjen e dokumentacionit. MAPKO ka garantuar kapitalin fillestar prej 5 milionë eurosh. Kemi paguar faturat e punëkryesit. Kredia është garantuar nga MAPKO.

Aeroporti kontrata ndertimi pacolli Vlora
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.