Për fermën me kanabis në berat, Policia ka vënë në pranga 11 persona. Në prangat e policisë kanë rënë, Hamdi Dyli, pronari i parcelës, Endriol Gjeka, Blerim Gjeka, Samuel Lushaj, Jurgen Ujkaj, Mirvaldo Disha, Sidrit Bisha, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.
700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 870 kilogramë janë sekuestruar në serën në Berat.
2 pistoleta dhe një kallashnikov, në pronësi të të arrestuarve B. Xh., H. D. dhe J. U., 4 makina dhe shumë aparate celularë u sekuestruan përveç lëndës narkotike. Hetimet po vijojnë, ndërkohë që është ngritur një grup i posaçëm hetimor.
