Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Roli i familjes nga Nikla në aktivitetin kriminal në Berat dhe lidhja me dy “kokat” e grupit

17:57 / November 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabis parcela
Foto ilustruese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni policor në fshatin Drenovicë ku gjetën sera të mbjella me hashash.

Mësohet se katër prej të arrestuarve janë pjesëtarë të një familje nga fshati Nikël i Fushë-Krujës, çifti i bashkëshortëve, vajza e tyre dhe dhëndri.

Kjo familje dyshohet të jetë organizatorja dhe mbikëqyrësja e të gjithë aktivitetit kriminal të prodhimit dhe tregtimit të lëndës narkotike, raporton News 24.

Gjithashtu ata akuzohen se kanë lidhje me “kokat” e aktivitetit kriminal që dyshohet se janë dy shtetas po ashtu nga Nikla, tashmë të identifikuar por emrat e tyre nuk bëhen ende publik për shkak të hetimit, deri në arrestimin e tyre.

Mes të arrestuarve është edhe pronari i serës, Hamdi Dyli (i njohur në fshat si Xhimi Dyli).

Ai ka dëshmuar para uniformave blu se serën e kishte lënë me qira dhe nuk ishte në dijeni të aktivitetit që kryhej brenda saj, por u arrestua nga policia brenda ambienteve të serës.

Ndërkohë në pyetje janë marrë 106 të shoqëruar që u kapën nga policia brenda dhe jashtë serave të kanabisit.

Prokurorja ka regjistruar tashmë procedimin penal për veprën penale “Prodhim dhe Shitje të Lëndëve Narkotike”, e kryer në bashkëpunim dhe pritet që 11 të arrestuarit të dalin përpara togave të zeza të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat brenda 72-orëve nga arrestimi i tyre, për tu njohur me masën e arrestit.

Ndërsa për 95 gratë e tjera që u konstatuan në serat e përshtatura për përpunimin e lëndës narkotike “cannabis sativa” do të hetohen nga organi i akuzës në gjendje të lirë.

Ato janë transportuar në orët e para të mëngjesit drejt Kamzës, nga ku do të drejtoheshim me mjete publike drejt banesave të tyre në Fushë-Krujë, Lezhë, Shkodër e Tiranë.

Berat nikla PARCELE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.