Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka denoncuar një ngjarje kriminale të ndodhur ditën e sotme në Divjakë.
Sipas tij, tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një pikë të shkëmbimit të paravë në qendër të qytetit.
Në denoncimin e tij, Korreshi shkruan se autorët janë larguar nga vendi I ngjarjes dhe policia nuk ka mundur të bëjë asgjë.