Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Liberalizimin e vizave për Kosovën/ Disa qeveri të BE-së s’janë ende të bindura

08:05 / January 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosovo flags waving
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, tha se e mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Prishtinë, Wieland tha se shpreson se Kosovës nuk do t’i vendosen kushte të reja në këtë proces.

“Unë do t’ju mbështes që të mos ketë kushte shtesë, përpos atyre kushteve që ju keni pasur. Fatkeqësisht, nuk mund t’ju premtoj se kur do të bëhet kjo (liberalizimi i vizave), për arsye se ka disa qeveri që ende nuk janë të bindura që ta përkrahin”, tha Wieland.

Ai tha se udhëheqësit politikë të Kosovës nuk duhet t’iu premtojnë njerëzve data se kur ata mund të lëvizin lirshëm pa viza në zonën Schengen.

Duke folur për mundësinë e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Wieland tha se kjo “nuk është ide e mirë”.

“Unë isha shumë i drejtëpërdrejtë me kryeministrin dhe i thashë se në momentin e parë që kam dëgjuar njerëz që propozonin ndryshimin e kufijve duke u bazuar në disa marrëveshje, unë isha shumë i dëshpëruar. Por, u bëra shumë i lumtur nga qëndrimi i kancelares (gjermane) Angela Merkel që e sqaroi se ne nuk mendojmë se është një hap i mirë për të ndryshuar (kufijtë) në këto rajone, sepse ka më shumë ndikime sesa në rajone të tjera në botë. Unë nuk mendoj se kjo është një ide e mirë”, tha zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Kryeministri Haradinaj tha se ka kërkuar mbështetjen e Wieland dhe të Gjermanisë për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

“Për mua është shumë e rëndësishme mbështetja e Gjermanisë, e zotit Wieland. Ia kërkova ndihmën sepse ne e kemi të vështirë t’ia shpjegojmë Gjermanisë të vërtetën për ne dhe kërkoj nga ai që të vazhdojë t’ua tregojë të drejtën e Kosovës të gjithëve”, tha Haradinaj.

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit që nuk e gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza në zonën Schengen./REL

BE Kosova liberalizimi vizat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.