Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qytetari i shoqëruar nga protesta, policia: Ishte me probleme mendore dhe kishte thikë me vete

20:48 / November 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Protesta e opozitës u mbyll me shoqërimin në komisariat, të një të riu 25-vjeçar nga Lushnja. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu është një person me probleme të shëndetit mendor dhe se kishte dhe një thikë me vete. Përveç të riut, policia sqaron se nuk ka asnjë person tjetër të shoqëruar.

“Në lidhje me shoqërimin e një shtetasi, në përfundim të tubimit të ditës së sotme, sqarojmë opinionin publik se: Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të detyrave të planit të masave, të hartuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, në përfundim të tubimit kanë konstatuar një shtetas që mbante në dorë një mjet prerës dhe kryente lëvizje të pakontrolluara.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë me profesionalizëm për të parandaluar çdo veprim të këtij personi, i cili mund të cënonte jetën e pjesëmarrësve në tubim dhe të punonjësve të Policisë që ishin në shërbim për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit përsa i përket rendit dhe sigurisë.

Shërbimet e Policisë e kanë neutralizuar dhe shoqëruar shtetasin J. Ç., 25 vjeç, nga fshati Gurrëz e Vogël, Lushnjë, i cili nga verifikimet paraprake rezulton person me probleme të shëndetit mendor. Sqarojmë se përveç këtij shtetasi nuk ka asnjë person tjetër të shoqëruar nga shërbimet e Policisë dhe se tubuesit janë shpërndarë pa krijuar probleme përsa i përket rendit dhe sigurisë publike.Policia e Shtetit falënderon qytetarët për qytetarinë e treguar gjatë tubimit dhe i garanton ata se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin, sigurinë, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve”, njofton Policia.

636ff67f189928ff9ef7e 56a1 4d50 beb9 6c798aba9ef2

Berisha Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

09:45 / September 7, 2026

Kaos në aeroportin e Miamit/ Avioni i Amazon del nga pista dhe përfshihet nga flakët, raportohen disa të plagosur

08:14 / September 7, 2026

Shpërthimet në bazën ushtarake në Bolivi, shkon në 6 numri i të vdekurve, 84 të plagosur

08:11 / September 7, 2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.