Në Shkup po mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asajt të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçeski tha se marrëveshjet do jenë në fushën e sigurisë, arsimit, shëndetësisë. Po ashtu ai tha se ka forca të errëta që duan ti fusin në konflikt.
“Me anëtarësimin në BE do sigurojmë jetë cilësore, të rinjtë të jetojnë këtu, jo në Europë por ne vendin lindjes. Ndërtojmë urat me fqinjët Evropën dhe botën. Si sy shtete fqinjë mund të ndihmojnë njëri tjetrin në zhvillimin ekonomik. Takimi i dytë në Shkup, avancojnë bashkëpunimi mes nesh në kohën e krizës globale, krizës ekonomike. Sot do të firmosen memorandume në shumë fusha, atë që dua ta nënvizoj është një dëshmi për bashkëpunim tonë të mirë, për kthimin e ikonave të nxjerra në mënyrë të paligjshme nga vendi ynë”.
Po ashtu ai deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë të pandryshueshme rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe këtë gjë e treguan dhe në pozicionimin e tyre përballë luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Ne kemi qëllim të njëjtë, anëtarësimin në BE. RMV dhe Shqipëria janë shembull si ndërtohen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Kemi vendosur shtylla të fuqishme për autostrada dhe hekurudha që do të lidhin vendin tonë. Sot RMV dhe Shqipëria janë në rrugën Europiane. Dy vendet tona qëndrojnë në anën e paqes dhe këtë e treguan dhe në luftën në Ukrainë. BE e kuptoj se interesi i saj strategjik është që Ballkani të jetë pjesë e Europës. Hapja e negociatave dhe screening është një hap shumë i rëndësishëm. Për ne identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase është shumë e rëndësishme”, tha Kovaçevski.
Kurse kryeministri Edi Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë sfida, prandaj është më e mira që kjo të kalohet së bashku me njëri-tjetrin e jo vetëm. Rama theksoi edhe se Rusia, me luftën në Ukrainë, synon të gjunjëzojë Perëndimin dhe te ne ka ardhur tashmë lufta me anë të rritjes së inflacionit.
“Rikthehemi për një tjetër takim të rëndësishëm, një mbledhje të dy qeverive, por në një kontekst krejtësisht tjetër sa i takon situatës në Europë dhe në rajon. Lufta e Putinit në Ukrainë godet, shkatërron, hap plagë dhe dëbon njerëz nga vendi i tyre në atë zonë, por nga ana tjetër është e provokuar pikërisht për të gjunjëzuar perëndimin, për të gjunjëzuar bashkësinë euroatlantike, të gjitha vendet në Perëndim të Rusisë, pjesë ku jemi edhe ne. Lufta nuk ka ardhur me bomba, as me shkatërrime fizike, por me çmimet stratosferike të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare dhe me inflacionin e luftës, i cili ka vënë në vështirësi të gjitha vendet. S’ka asnjë rrugë tjetër përballimi i sfidave krijimi i sa më shumë sinergjive të reja, kemi shumë për të bërë me njëri-tjetrin”, tha Rama.