A e dini se sa kohë mund ta mbani ushqimin në frigorifer?
Ngrirja është një nga mënyrat më të mira për të zgjatur freskinë e ushqimit tuaj, Mirëpo, ai nuk mund të zgjasë përgjithmonë.
Nëse ngrini një produkt për një kohë të gjatë, ai do të bëhet i thatë. Prandaj, respektoni kohën e ruajtjes së treguar në paketimin e ushqimeve të ngrira. Mos e ngrini bukën për më shumë se një muaj ose dy, dhe mishin: maksimumi nga një deri në disa muaj.
Gjithçka varet nga lloji dhe forma në të cilën e ngrijmë (mishi i grirë ngrihet më së miri deri në dy muaj). Mos harroni se produktet që vendosni në frigorifer duhet të jenë të paketuara mirë. Është gjithashtu e rëndësishme të ngrini ushqimin përpara datës së skadencës.