Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbi 200 kandidatë të regjistruar për primaret. Berisha bën njoftimin e rëndësishëm

15:38 / November 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të martë për të miratuar emrat e personave që kanë shprehur interes për të marrë pjesë në garën e brendshme, për zgjedhjen e kandidatëve që do të përfaqësojnë opozitën në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Në mbledhje, Berisha njoftoi se janë mbi 200 kandidatë që kanë regjistruar emrin për t’u bërë pjesë e primareve. “Miratojmë kandidaturat e paraqitura për bashkitë në përputhje me statutin nga bashkitë e vendit. Komisioni i Operacioneve Zgjedhore më ka informuar mua se deri më tani janë mbi 200 e ca personalitete politike, të shoqërisë civile dhe të tjerë, të cilët kanë aplikuar për të kandiduar për qytetar të parë të bashkive tona”, tha Berisha.

“Unë kam një falënderim për secilin prej tyre. Këta janë personalitete të shquara të partisë, të jetës publike të vendit, individë me jetëshkrim suksesi dhe secili prej tyre me kandidimin, me besimin që ka shprehur, dëshmon vullnetin për të qenë një misionar i rikthimit të pluralizmit politik dhe një shërbëtor i qytetarëve të cilët paraqiten për votëbesim në radhë të parë të anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD, dhe më pas të qytetarëve të qytetit”.

Zgjedhjet vendore do të zhvillohen më 14 maj 2023. PD do të garojë në koalicion me Partinë e Lirisë dhe partitë e tjera opozitare. Sipas marrëveshjes së arritur me Ilir Metën, PD do të propozojë kandidatët për bashkitë, ndërsa kandidatët për këshillat bashkiakë dhe kryetarët e këshillave do të propozohen edhe nga Partia e Lirisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren/ Berishës i hiqet fjala për gjithë ditën, seanca pezullohet dy herë

11:08 / October 29, 2026

Malaj prezanton projektbuxhetin: 1.1 miliardë lekë shtesë për rritjen e bursave për studentët

10:10 / October 29, 2026

Projektbuxheti 2027, mbi 10 miliardë euro shpenzime, dyfishohet bonusi i pensionistëve

10:06 / October 29, 2026

Seanca plenare/ ‘Blindohet’ perimetri i Kuvendit, dhjetëra makina Policie para godinës

10:03 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.