Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga sherri me 5 persona tek hedhja nga ballkoni, detaje të reja nga dhunimi i 22-vjeçares nga Kenia, 4 ishin shqiptarë

16:47 / November 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 13 gusht të këtij viti, ku një 22-vjeçare nga Kenia, me emrin Joy, është dhunuar dhe hedhur nga kati i dytë i banesës ky jetonte më qira në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet.

Raportohet se e reja natën e ngjarjes ndodhej në banesë me 5 persona, katër prej të cilëve shqiptarë, 3 djem dhe 2 vajza përkatësisht.

Nga burime konfidenciale mësohet se mes 22-vjeçares dhe personave ka ndodhur një sherr dhe më pas ata e kanë dhunuar barbarisht dhe e kanë hedhur nga ballkoni i katit të dytë.

Ndërkohë ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, dhe e reja pasi është hedhur nga ballkoni nga personat në fjalë, ka rënë në pjesën e oborrit të banesës së katit të parë, dhe disa orë më pas kanë qenë banorët që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, pasi e kanë parë.

Por edhe pse kanë kaluar disa muaj nga kjo ngjarje e rëndë, prokuroria ende nuk ka marrë asnjë veprim, ndërsa nuk ka as emra konkret të dyshuarish dhe as janë marrë në pyetje personat që ndodheshin atë natë në banesë, përjashtuar vetëm një prej vajzave, e cila ishte shoqe e 22-vjeçares dhe punonin bashkë në një kazino në kryeqytet.

Sakaq, pas ngjarjes së rëndë, personat që ndodheshin në banesë me 22-vjeçaren, janë larguar me tre automjete të ndryshme./BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren/ Berishës i hiqet fjala për gjithë ditën, seanca pezullohet dy herë

11:08 / October 29, 2026

Malaj prezanton projektbuxhetin: 1.1 miliardë lekë shtesë për rritjen e bursave për studentët

10:10 / October 29, 2026

Projektbuxheti 2027, mbi 10 miliardë euro shpenzime, dyfishohet bonusi i pensionistëve

10:06 / October 29, 2026

Seanca plenare/ ‘Blindohet’ perimetri i Kuvendit, dhjetëra makina Policie para godinës

10:03 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.