Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kuvendi/ Mocion me debat për BE. Diskutime për marrjen e masave për krizën energjetike

08:07 / November 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuvendii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të enjte, në seancën plenare në Kuvend do të ketë mocion me debat për Integrimin Europian. Po ashtu diskutohet për projekltligjin e ndërtimit të segmentit Qukës-Qafë Plloçë, akt normative për miratimin e tekstit të amendimit të katërt në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V.

Do të diskutohen edhe raportet e Këshillit për Rregulloren, Mandateve dhe Imunitetit me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Ndër të tjera, do të ketë diskutime për aktin normativ “Për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjëndjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të Urdhrit nr. 87, datë 15.11.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.11.2022.
  2. Njoftime.
  3. Mocion me debat për Integrimin Europian
  4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes Istisna’a dhe të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së Agjencisë Istisna’a, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për ndërtimin e segmentit Qukës-Qafë Plloçë, si pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë, ratfikuar me ligjin nr. 128/2013.”
  5. Projektligj “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2021”. (Neni 164 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
  6. Akt normativ nr. 13 “Për miratimin e tekstit të amendimit të katërt në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të ndryshuar”.
  7. Akt normativ nr. 14, datë 5.10.2022 “Për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjëndjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”.
  8. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
  9. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë së shtetit, gardës së Republikës dhe shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar.
  10. Raportet e Këshillit për Rregulloren, Mandateve dhe Imunitetit me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka.
  11. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin Nr. 36/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për akademinë e shkencave në Republikën e Shqipërisë”.
  12. Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)”.
  13. Projektvendim “Për një ndryshim në Vendimin nr. 69/2021”Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit””, i ndryshuar.
  14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zëvendëson Evis Salën/ Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

13:56 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.