Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Aeroporti i Vlorës/ Partia e Lirisë thirrje SPAK: Nisni hetimet për zyrtarët që miratuan ndërtimin

14:45 / November 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blushi 1 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një konferencë për shtyp i bëri thirrje SPAK të nisë hetimet mbi aeroportin e Vlorës.

Fjala e plotë:

Edi Rama është kapur në flagrancë në një tjetër akt shumë të rëndë paligjshmërie.
Një vit pas nisjes së punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, zbulohet se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar vetëm në mbledhjen e datës 9 nëntor 2022, dhënien e lejes së ndërtimit.
Pra nga data 28 nëntor 2021, kur Edi Rama inaguroi nisjen e punimeve, dhe deri më tani rezulton e provuar se projekti në terren ka avancuar në shkelje flagrante të ligjit.
Skandali shumë i rëndë, provon hapur se për këtë rast, si edhe në shumë çështje të tjera të denoncuara më herët, shteti dhe prokuroria janë vënë plotësisht në shërbim të “Rilindjes” duke mbyllur sytë, pranuar dhe mos reaguar për nisjen e punimeve të Aeroportit të Vlorës në mungesë të lejes së ndërtimit, sikundër është vepruar edhe me katet, pallatet dhe kullat pa leje në zemër të Tiranës.
Ndërkohë që Edi Rama arreston 82-vjeçaren në Vlorë për ndërtimin e një koteci pa leje, dënon me kërkesë të tij artistët Bojken Lako dhe Mimoza Ahmeti për riparime banese, dhe ndëshkon pa mëshirë me burgim dhe gjoba qindra qytetarë të tjerë në hall për riparime çatie dhe dritaresh, konsumon me ndërgjegje të plotë, së bashku me zyrtarë të tjerë përgjegjës, duke nisur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, një vepër penale të dënueshme ligjshërisht.
I bëjmë thirrje SPAK të reagojë urgjentisht për rastin dhe të nisë menjëherë hetimet për çdo zyrtar shtetëror, nga Edi Rama dhe deri tek inspektori më i thjeshtë i IKMT, që ka urdhëruar, nxitur dhe mbrojtur nisjen e punimeve për ndërtimin pa leje të Aeroportit të Vlorës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Votohet agjenda e seancës/ Opozita bllokoi foltoren, u përpoq të pengonte punimet

12:25 / October 29, 2026

Kuvendi mblidhet sot, në fokus ekonomia, biznesi dhe administrata publike

09:11 / October 29, 2026

Prezantimi i projektbuxhetit 2027 në Konferencën e Kryetarëve, PD bojkoton mbledhjen

09:04 / October 29, 2026

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.