Publiku në Serbi u zemërua pasi u shfaq një video që tregonte nxënësit e Shkollës Teknike në Trstenik duke ngacmuar një mësuese.
Ngjarja e dhunës ndaj mësueses ka ndodhur pak ditë më parë. Drejtoresha e shkollës tha se ndaj nxënësve që morën pjesë, e incizuan dhe e shpërndanë videon në rrjetet sociale janë iniciuar të gjitha masat disiplinore.
Ky nuk është një rast i izoluar. Në Smederevska Palanka vitin e kaluar, një nxënës i shkollës fillore sulmoi dhe preu me thikë një mësues matematike.
