Aktorja e njohur turke, Merve Bolugur është ndarë nga bashkëshorti i saj Mert Aydin pas gati 1 muaj martesë.
Vendimin e ka bërë publik vetë aktorja, duke e ndarë në “Instastory” për ndjeksëit e saj
“Nuk funksionoi, faleminderit, kjo është jeta, i uroj fat Mertit. Faleminderit për ditët tona të bukura”, shkroi ajo.
Kjo ishte martesa e dytë e aktores pas ndarjes me këngëtarin Murat Dalkılıç, me të cilin u martua në vitin 2015. Aktorja ka luajtur në shumë telenovela turke, por e njohur për shqiptarët u bë me rolin në “Kuzey Güney”.