Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rrëfimi përlotës i Rudina Hajdarit: Ja cili ishte amaneti i babait dhe plagët në fëmijëri

15:13 / November 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rudina hajdari 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ftuar në D-Night, Rudina Hajdari u kthye pas në kohë dhe ndau me publikun momentet kritike të trazirave, demostratave në shtëpinë e saj deri në momentin më të trishtë, kur mësoi edhe lajmin për vrasjen e të atit. Arsyeja në politikë për të është ëndrra e babait të saj, Shqipëria si Europa.

Rudina Hajdari: Mendoj që fëmijëria ime e gjitha ka qenë e përkufizuar nga dhimbje të mëdha…jo e gjithë fëmijëria ime kuptohet, por deri në momentin që ka patur demostrata, trazira të ndryshme dhe bashkë i kemi jetuar ato.

Të jetosh në shtëpinë e Azem Hajdarit, pra një shtëpi e mbushur plot me njerëz qoftë edhe me alegri, por edhe me momente të vështira. Im atë ka kaluar kohëra shumë të vështira me katër atentate deri në momentin që ai u vra…kemi momentin që u plagos në parlament, një attentat në Milot, tjetri në Tropojë dhe unë si fëmijë i mbaj mend këto momente sepse aty kanë filluar kujtimet e fëmijërisë duke marrë parasysh këto ngjarje të mëdha në shtëpinë time.

I mbaj mend shumë mirë ato kohë dhe kur them plagë them pikërisht ashtu siç po kaloja, unë pra si fëmijë me momente shumë të vështira dhe mendoj se shumë familje shqiptare po kalonin momente të vështira.

Uroj që nëpërmjet angazhimit tim sadopak modest të përpiqem që në Shqipëri të përshkoj atë rrugë që im atë u mundua me të gjitha mënyrat për t’a çuar Shqipërinë drejt përparimit dhe unë atë kam si synim dhe dëshirë. Kjo gjë jo vetëm për veten time, por që ndjej dhe një lloj përmbushje gjatë këtij misioni.

Dëshira më e madhe dhe privilegji është që unë të përfaqësoj zërin e njerëzve dhe popullin shqiptar në Parlamentin e Shqiptar e për t’a bërë këtë unë e cilësoj si mision jete, prandaj e dua punën time.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Votohet agjenda e seancës/ Opozita bllokoi foltoren, u përpoq të pengonte punimet

12:25 / October 29, 2026

Kuvendi mblidhet sot, në fokus ekonomia, biznesi dhe administrata publike

09:11 / October 29, 2026

Prezantimi i projektbuxhetit 2027 në Konferencën e Kryetarëve, PD bojkoton mbledhjen

09:04 / October 29, 2026

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.