jë banesë në zonën e fshatit Nikël, Fushë Krujë ka rënë pre e hajdutëve para disa ditësh. Ngjarja është konstatuar mbrëmjen e kaluar, ndërkohë që ka ndodhur para 5 ditëve.
Persona të paidentifikuar kanë arritur të futen brenda në banesë dhe kanë marrë një vlerë monetare rreth 5000 euro dhe çdo o rendi me vlerë që kanë gjetur. Ata kanë shkatërruar çdo gjë në shtëp, jastëkë dhe dyshekë, duke menduar se pronari I banesës mund t’i ketë fshehur aty paratë.
Gjithashtu mësohet se banesa e vjedhur është në emër të Besnik Elezit, një emigrant që rrinte në Greqi. Mbrëmjen e kaluar Elezi është kthyer në shtëpinë e tij në mesnatë dhe ka konstatuar vjedhjen e banesës.
