Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku reagon pas akuzave të PD-së: Po çirret për Portin e Durrësit se aty ka koncensionet e familjes

12:31 / November 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Belinda Balluku 768x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Infratrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për portin e Durrësit. Përmes një postimi në facebook, ministrja shprehet se “po çirret për portin e Durrësit se aty ka koncensionet e familjes që i ka marrë si hajn”.

Një koment pati dhe për protestën e paralëjmëruar me 6 Dhjetor teksa shprehet se “Të protestosh kundër partnerëve strategjikë dhe orientimit euroatlantik të vendit është dhe do të mbetet në histori si shembulli unikal i antishqiptarisë.”

REAGIMI I PLOTË:

Shqipëria drejt 🇪🇺Evropës, antishqiptaria në aksion. Kushdo që mund të ketë pasur qoftë edhe një fije dyshimi mbi veprimet e “non gratave”, në gjithë aktivitetin e tyre politik, tashmë e ka përpara syve provën e pakundërshtueshme të synimeve dhe qendrimeve antieuropiane.
🔴 Të protestosh kundër partnerëve strategjikë dhe orientimit euroatlantik të vendit është dhe do të mbetet në histori si shembulli unikal i antishqiptarisë.
🔴 Është një histori që ka nisur me grabitjen dhe tjetërsimin e pasurive të këtij vendi kur ishin në qeverisje, siç është rasti i 5 HEC-eve shumë të rëndësishme për sistemin elektroenergjitik shqiptar, që i falën për vlerën e TVSH. Pasojat e kësaj grabitjeje po i ndiejmë aq shumë në kushtet e krizës globale të energjisë. Sivëllezërit e rublave mbeten të njëjtë në synimet dhe aksionin e tyre për të goditur Shqipërinë dhe gjithë botën e vlerave demokratike perëndimore.
🔴 Po çirret për portin e Durrësit, se aty ka koncesionet e familjes që i ka marrë si hajn ndërkohë që shqiptarët i kishin prerë biletën e ikjes pa kthim në verën e 2013. Dhe sot po tenton të ngrihet nga varri politik dhe një herë për të shkatërruar këtë vend.
Po fati i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët është se nuk ka më fuqi rublash që mund t’i ngrejë nga varri politik këta lloj monstrash. Ata janë të destinuar të mbeten në faqet më të errëta të historise së këtij vendi dhe aspiratave më të mira të tij për t’u integruar në familjen europiane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jam Balla”/ E njëjta skemë mashtrimi, ‘viktima’ të ndryshme. Rastet kur biznesmenëve në Shqipëri u janë zhvatur mijëra euro përmes ‘hiles’

15:45 / September 28, 2026

Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

15:41 / September 28, 2026

Ethet e Nilit në Maqedoninë e Veriut, shkon në dhjetë numri i viktimave

15:38 / September 28, 2026

“A doni të blini armë nga SHBA?”/ Trump ia bëri pyetjen Xi Jinping, Departamenti i Shtetit jep sqarimin

15:34 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.