Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Elon Musk hap sondazh për të rikthyer Donald Trump

14:56 / November 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
musk trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elon Musk ka hapur një sondazh në Twitter duke u kërkuar ndjekësve të votojnë nëse do të rivendosin llogarinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump në platformë, me rezultatet e hershme që tregojnë afërsisht 60% që votuan po.

“Vox Populi, Vox Dei,” shkroi Musk në Twitter, një frazë latine që afërsisht do të thotë “zëri i popullit është zëri i Zotit”. Votimi ishte i hapur për 24 orë. Musk në muajin Maj u shpreh se do të anulonte ndalimin ndaj Trump, llogaria e të cilit u pezullua pas sulmit të vitit të kaluar në Kapitolin e SHBA.

Twitter gjithashtu do të vendosë nëse do të rikthejë në platformë edhe llogarinë satirike të Babylon Bee dhe komedianin Kathy Griffin. Vendimi i Musk për t’u kërkuar përdoruesve të Tëitter për udhëzime se kush duhet të jetë në platformë është pjesë e një ristrukturimi të madh të kompanisë.

Në rreth katër orë, mbi 5 milionë përdorues votuan pro rikthimit të ish-presidentit. Mbështetja tek publiku dhe jo tek një organ i brendshëm mbikëqyrës për të vendosur për kthimin e Trump në Twitter, sipas kritikëve të Musk, është një zgjedhje e rrezikshme. Megjithatë, nuk është e qartë nëse Musk do të vendosë në bazë të rezultatit të sondazhit.

Ndërkaq një ditë më parë Twitter mbylli zyrat përkohësisht të cilat do të rihapen të hënën më 21 nëntor. Njoftimi vjen mes raporteve se një numër i madh i stafit po largohen pasi Elon Musk u bëri thirrje atyre që të punojnë me orë të gjata me intensitet të lartë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulm rus me dron ndaj trenave të pasagjerëve në Ukrainë, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur

12:59 / October 29, 2026

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

22:49 / October 28, 2026

Britania rrit taksat për bankat për të ndihmuar qytetarët, 100 paund për rreth 20 milionë familje për faturat e energjisë

22:09 / October 28, 2026

Dejan Soskic, kandidati që mund të bëhet kryeministër i Serbisë pas fitores historike të Listës Studentore

21:51 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.