Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Eksperti i kriminalistikës: Deklaratat e institucioneve për vdekjen e Lear Kurtit, jo shumë të besueshme

15:38 / November 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1666273559xkurti leart 399
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti dhe profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço nuk i konsideron dhe aq shumë të besueshme deklaratat e institucioneve mbi shkaqet e vdekjes së të riut Lear Kurti, i cili ndërroi jetë disa javë më parë pas shoqërimit në komisariatin e policisë.

I ftuar në emisionin “Log”, ekspertit shtoi se policia përballet me dy përgjegjësi që po hetohen nga Prokuroria, të cilat janë veprimet arbitrare si dhe mosdhënia e ndihmës në momentin që ai ka humbur ndjenjat.

“Mediat kanë nxjerrë raportin zyrtar mjeko-ligjor, toksikologjik, kur sipas tyre provohet se prania e drogës në organizëm ka sjellë ishemi dhe arrest kardiak. Nëse do t’i referohemi asaj që kemi diskutuar, kamerat që kemi parë, informacionet që na erdhi në atë kohë dhe deklaratave për shtyp të institucioneve, ka një dozë besueshmërie të ulët. Janë të mbivendosura në disa dritë hije përfshirë këtu dhe mjekësinë ligjore sepse ka një deklaratë që nuk ka shenja dhune ndërkohë që në foto tregohet se ka një hematomë të madhe. Ai prononcim fillestar ka kompromentuar besueshmërinë e atij institucioni dhe kjo analizë nuk shkarkon policinë nga përgjegjësia e veprimeve arbitare. Drejtuesi i AMP duhet të nxjerrë kamerat. E dyta, nëse ka një të drejtë familjare që mund ta ushtrojnë është ajo e riinspektimit. Nëse ka dyshime është e drejta e tyre. Policia nuk mund të shkarkohet nga përgjegjësia tjetër e mosdhënies së ndihmës”, u shpreh Karamuço.

Ervin Karamuço Lear Kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.