Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Përroi del nga shtrati në Lezhë, evakuohet një tjetër familje

22:39 / November 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lezhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emergjencat e prefekturës në Lezhë kanë publikuar përditësimin e fundit në lidhje me sutuatën në Lezhë. Sipas përditësimit sasia e reshjeve deri tani është 160 mm, ndërsa mësohet se është evakuuar një familje në fshatin Mabë.

Në njësinë Administrative Blinisht ka patur dalje nga shtrati nga ana lindore të kanalit të ujërave të larta të Zadrimës në fshatin Krajnë dhe Fishtë, ku në këtë të fundit është rrezikuar një shtëpi.

Njoftimi i plotë: 

Gjatë natës dhe gjatë gjithë ditës kemi pasur shi me intensitet të lartë, ku sasia e reshjeve deri tani është 160 mm, raporton Stacioni Metereologjik i FA, Gjader. Në Njësinë Administrative Dajç, si rezultat ka patur përmbytje në fshatrat Kotërr e Dajç, ku pas ndërhyrjes me mjetet e Bashkisë, gjendja është normalizuar. Në orët e fundit eshte evakuar nga forcat e policise se Lezhes një familje në fshatin Mabë.

Në këtë njësi Administrative kemi sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore të përmbytura.

Në njësinë Administrative Balldren, ka probleme në fushën e Torovicës, pasi niveli i pompave thithëse të hidrovorit është më lart se niveli i fundit të kanalit, e për pasojë janë nën uji rreth 500 ha tokë bujqësore.

Në Fshatin Kakarriq, ka prezencë të ujit në dy shtëpi, pasi hidrovori i Gocajve ka punuar me ndërprerje. Si pasojë ka sipërfaqe toke bujqësore të përmbytur në fshatrat Kakarriq, Gocaj e Balldren.

Në njësinë Administrative Blinisht ka patur dalje nga shtrati nga ana lindore të kanalit të ujërave të larta të Zadrimës në fshatin Krajnë dhe Fishtë, ku në këtë të fundit është rrezikuar një shtëpi.

Nga dalja jashtë shtratit të një përroi në fshatin Krajnë ka pasur dëmtim të urës që lidh lagjen “Tertaj” me fshatin. Në këtë zonë ka sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore të përmbytura.

Aktualisht lumi Drin ka rënë në kuotën +1.1 m nga +1,6 m që arriti sot (kuota kritike + 2.0 m, te ura e Lezhës. Ka kuota të larta në lumin Gjadër tek ura në fshatin Gjadër. Siperfaqe toke të permbytura ka edhe Njësitë Administrative Blinisht Dajç.

Në fushën e Torovicës po shtohen sipërfaqe të përmbytura nga reshjet pa ndërpreje.

Lezhe permbytje perroi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.