Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e avokatit të Shullazit në Elbasan, atentatori u kaloi policëve te këmbët

14:31 / April 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ravik gurraa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të tjera janë zbuluar nga vrasja mafioze e avokatit Ravik Gurra. Sipas burimeve nga Prokuroriua e Krimeve të rënda, autori pasi kreu ekzekutimin, u largua në këmbë pikërisht pranë një patrulle policie që ndodhej shumë pranë lokalit. Pranë vendngjarjes, sipas burimeve, ndodheshin edhe 2 oficerë krimesh të policisë së Elbasanit, të cilët u larguan sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Pasi ekzekutoi avokatin Ravik Gurra mbrëmjen e 22 Marsit në qytetin e Elbasanit, atentatori i kaloi pranë patrullës së policisë. Vetëm pak metra larg lokalit në rreth rrotullimin e “1 Majit”, automjeti i rendit ishte parkuar dhe brenda ndodheshin dy efektivë.

Personi që qëlloi ndaj Gurrës me armë zjarri pistoletë me silenciator, kaloi pikërisht në këmbë, pranë makinës së uniformave blu, pa krijuar asnjë dyshim tek punonjësit e policisë.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pohuan për ABC News se ngjitur me lokalin ku ndodhi atentati i tipit mafioz, në një ambient tjetër po “Bar-Kafe”, ishin edhe dy oficerë të krimeve të drejtorisë së policisë Elbasan, por ata u larguan sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Mosreagimi i dy oficerëve po verifikohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.  Dyshohet se vrasja e Ravik Gurrës, të jetë bërë për shkak të profesionit të 50-vjeçarit, por nuk përjashtohen as pistat e tjera nga Policia e Shtetit.

I ndjeri ishte i njohur si avokati që mbronte personat me rekorde të theksuara kriminale, jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në Tiranë e Durrës. Hetimet po kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pavarësisht këqyrjes së pamjeve nga kamerat e sigurisë, përsëri nuk është bërë e mundur identikiti i autorit të dyshuar të vrasjes edhe pse ishte i pamaskuar. Menjëherë pas krimit, një automjet u gjet i djegur në periferi të Elbasanit në afërsi të fshatit Bradashesh, nga ku dyshohet se janë larguar personat e përfshirë në atentat./abcnews


Ravik Gurra Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

22:40 / July 7, 2026

“Operacioni ‘Basti i Fundit’, AMP godet aktivitetin e dyshuar të basteve sportive pranë Fushë-Krujës, sekuestrohen pajisje elektronike

15:33 / July 7, 2026

“Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve”, Marjana Koçeku: nuk do ta dorëzoj mandatin

15:15 / July 7, 2026

SPAK çon për gjykim katër shtetas spanjollë për pastrim parash, sekuestrohen pasuri në Dhërmi

15:04 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.