Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Si u ekzekutua me silenciator avokati Ravik Gurra

10:01 / March 23, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fdae0fd2 b6ea 4063 8cc5 6b8bbb8ca0a3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Ravik Gurra është qëlluar me një pistoletë me silenciator nga një person i maskuar, i cili më pas është larguar me një automjet tip “Benz”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:35, në një lokal në qendër të Elbasanit.

Ravik Gurra, 50 vjeç, ishte ulur në verandën e një lokali mjaft të frekuentuar bashkë me dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve avokat, kur është qëlluar për vdekje. Autori dyshohet se i është afruar pa u diktuar nga askush dhe e ka qëlluar dy herë në kokë. Personi i maskuar është larguar me shpejtësi, duke hipur në një makinë, në të cilën e priste pak metra më tej personi që e ndihmoi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas krimit të rëndë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë së Elbasanit, oficerë kriminalistë e të Krimeve të Rënda, si dhe një grup i nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Pak minuta pas ngjarjes, është gjetur e djegur në dalje të Elbasanit makina tip “Benz”, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Nga verifikimet rezultoi që automjeti ishte vjedhur pak kohë më parë në Fushë-Krujë. / Panorama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.